KUVENDI I SHQIPERISE , REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 21, neni 32 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” dhe Vendimit të Këshillit të ministrave nr.118, date 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, kreut III, kreut VIII si edhe Vendimit të Byrosë Nr.54, datë 26.06.2023, “Për kategorizimin e pozicioneve dhe klasave të nëpunësve”, po ju përcjellim emrin e kandidates që do të vazhdojë konkurimin për konkursin “Drejtor ” në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit.

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Drejtor” në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, kandidatia e paraqitur, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 07.07.2023 është:

 

1. Znj. Holta Nika

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatia, konstaton se kandidatia plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura.