Kuvendi i Shqipërisë, Rezultatet e Verfikimit Paraprak

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, i
ndryshuar, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, po ju përcjellim listën e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën, “Lëvizja
paralele”, në konkursin për dy pozicionet “këshilltar” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare.

Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, në
konkursin, për dy pozicionet “këshilltar” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare është si më
poshtë vijon:
1. Znj. Denata Stoja
2. Znj. Anola Xhuli (Shala)

 

Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”, VKM-së me nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira
në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, pikat 22, 25, 28 dhe 30, në konkursin për
pozicionin “këshilltar” në Sekretariatin Teknik të Komisionit për Çështjet Evropiane, brenda
afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 04.10.2024, nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”