Kuvendi i Shqipërisë – Përgjegjës për mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare, në Shërbimin e Mirëmbajtjes

NJOFTIM PËR VEND PUNE

  1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

  1. Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Përgjegjës për mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes.

Kategoria e pagës III-a.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë punën në sektor për mirëmbajtjen e mjediseve të godinës së seancave plenare dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së Kuvendit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Të organizojë punën në sektor, të ndjekë dhe kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna.
  • Të organizojë punën për shërbimin e ngrohjes, pastrimit, mirëmbajtjes elektrike etj. në mjediset e godinës së seancës plenare.
  • Të evidentojë dhe ndjekë çdo problem që ngrihet për gjendjen e mjediseve dhe riparimin e defekteve.
  • Të bëjë verifikimin e gjendjes së mjediseve dhe shërbimeve, si elektrik, kondicionim, hidrosanitar etj., dhe të marrë masa për krijimin e kushteve normale për punë përpara fillimit të seancave.
  • Të ndjekë problemet e MNZ-së për godinën e seancave plenare, për pajisjen e mbajtjen në gatishmëri të mjeteve e pajisjeve kundër zjarrit.
  • Të mbajë lidhje të drejtpërdrejta me ndërmarrjet elektrike, ujësjellës-kanalizimeve dhe gjelbërimit, me personat përgjegjës që kanë në varësi këto shërbime për riparimin e defekteve, mbajtjen në gatishmëri të tyre për zhvillimin normal të seancave, si dhe me personelin e Shërbimit Qeveritar (bufenë), Shërbimin e Sigurisë së Sallës së Seancave Plenare.
  • Të njoftojë vazhdimisht drejtorin e Shërbimit të Mirëmbajtjes për gjendjen e gazoilit në depozitat e kaldajës, por jo më vonë se 4 ditë para mbarimit të saj.
  • Të parashikojë nevojat për pajisje, mirëmbajtje e materiale të tjera të nevojshme si dhe shërbime të ndryshme që lidhen me mirëmbajtjen e godinave, agregateve dhe pajisjeve në përdorim etj., në kuadrin e parashikimeve për projektbuxhetin e vitit pasardhës.
  • Të propozojë marrjen e masave për probleme të paparashikuara, bën përcaktime analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.
  • Të paraqesë në fund të çdo muaji pranë drejtorit të Shërbimit të Mirëmbajtjes listë-prezencën për punonjësit e sektorit.
  • Të paraqesë çdo 3 muaj te drejtori i Shërbimit të Mirëmbajtjes relacion për ecurinë e punëve në sektor.
  • Të sigurojë kushte normale pune për personelin nën varësinë e tij administrative dhe kërkon prej tyre sjellje korrekte ndaj deputetëve, eprorëve, kolegëve, shtetasve. Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit, në përputhje me profilin e punës.
  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  2. të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e ulët drejtuese;
  3. të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  4. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor;
  • Te ketë eksperiencë pune, prej jo me pak se 4 vjet;
  • Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Te ketë aftësi planifikimi, drejtimi dhe koordinimi;
  • Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje me sukses detyrat;
  • Te ketë aftësi të punojë në bashkëpunoje ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor te fundit të vlerësimit të punës.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 05.2019, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.
  2. dh) Në datën 28.05.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Në datën 05.06.2019, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 11.06.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

  1. f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
  2. g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
  3. gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 12.06.2019.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. i) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 06.2019 (pas procesit të ankimimit).

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së ulët drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

  1. Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Përgjegjës për mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes.

Kategoria e pages III-a.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë punën në sektor për mirëmbajtjen e mjediseve të godinës së seancave plenare dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së Kuvendit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Të organizojë punën në sektor, të ndjekë dhe kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna.
  • Të organizojë punën për shërbimin e ngrohjes, pastrimit, mirëmbajtjes elektrike etj. në mjediset e godinës së seancës plenare.
  • Të evidentojë dhe ndjekë çdo problem që ngrihet për gjendjen e mjediseve dhe riparimin e defekteve.
  • Të bëjë verifikimin e gjendjes së mjediseve dhe shërbimeve, si elektrik, kondicionim, hidrosanitar etj., dhe të marrë masa për krijimin e kushteve normale për punë përpara fillimit të seancave.
  • Të ndjekë problemet e MNZ-së për godinën e seancave plenare, për pajisjen e mbajtjen në gatishmëri të mjeteve e pajisjeve kundër zjarrit.
  • Të mbajë lidhje të drejtpërdrejta me ndërmarrjet elektrike, ujësjellës-kanalizimeve dhe gjelbërimit, me personat përgjegjës që kanë në varësi këto shërbime për riparimin e defekteve, mbajtjen në gatishmëri të tyre për zhvillimin normal të seancave, si dhe me personelin e Shërbimit Qeveritar (bufenë), Shërbimin e Sigurisë së Sallës së Seancave Plenare.
  • Të njoftojë vazhdimisht drejtorin e Shërbimit të Mirëmbajtjes për gjendjen e gazoilit në depozitat e kaldajës, por jo më vonë se 4 ditë para mbarimit të saj.
  • Të parashikojë nevojat për pajisje, mirëmbajtje e materiale të tjera të nevojshme si dhe shërbime të ndryshme që lidhen me mirëmbajtjen e godinave, agregateve dhe pajisjeve në përdorim etj., në kuadrin e parashikimeve për projektbuxhetin e vitit pasardhës.
  • Të propozojë marrjen e masave për probleme të paparashikuara, bën përcaktime analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.
  • Të paraqesë në fund të çdo muaji pranë drejtorit të Shërbimit të Mirëmbajtjes listë-prezencën për punonjësit e sektorit.
  • Të paraqesë çdo 3 muaj te drejtori i Shërbimit të Mirëmbajtjes relacion për ecurinë e punëve në sektor.
  • Të sigurojë kushte normale pune për personelin nën varësinë e tij administrative dhe kërkon prej tyre sjellje korrekte ndaj deputetëve, eprorëve, kolegëve, shtetasve. Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit, në përputhje me profilin e punës.

 

  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

– të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë  ekzekutive;

-të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

-të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor;
  • Te ketë eksperiencë pune, prej jo me pak se 4 vjet;
  • Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Te ketë aftësi planifikimi, drejtimi dhe koordinimi;
  • Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje me sukses detyrat;
  • Te ketë aftësi të punojë në bashkëpunoje ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhsuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ekzekutiv dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës të fundit.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 05.2019

dh)17.06.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 06.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
  2. f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
  3. g) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. gj) Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 07.2019.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.