KONTROLLI I LARTË I SHTETIT,VERIFIKIM PARAPRAK

Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të fazës të testimin me shkrim, për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 91, datë 04.09.2026,

KONSTATOI:

– Për 1 (një) vend “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi / Gjeodezi / Hidroteknikë / Gjeologji / Arkitekturë, asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit të rekrutimit.

Ankesat për rezultatin e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.