KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 91, datë 04.09.2026.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                        

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

– Për 1 (një) vend “Auditues i  Parë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja, – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi / Gjeodezi / Hidroteknikë / Gjeologji / Arkitekturë, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

  1. Aida Dedja
  2. Gjergji Caca

 

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 09.10.2026, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.