Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të fazës së testimit me shkrim, për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 86, datë 07.08.2026,
KONSTATOI:
Për vendin e lirë të publikuar përkatësisht:
– 1 (një) “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ekonomike / Inxhinieri Informatike, kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidatët:
- Fjordi Elezaj
- Mishel Zaimaj
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 05.10.2026 ora 14:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.