KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 86, datë 07.08.2026.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

– Për 1 (një) vend “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ekonomike / Inxhinieri Informatike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

1. Elena Bregu

2. Fjordi Elezaj

3. Mishel Zaimaj

 

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 18.09.2026, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.