KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të fazës të testimin me shkrim, për pozicionet vakante në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 81, datë 17.07.2026.

KONSTATOI:

Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:

– 1 (një) vend “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, asnje nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë.

– 1 (një) vend “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjen Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi / Gjeodezi / Hidroteknikë / Gjeologji / Arkitekturë, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:

Igli Perçuke

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 18.09.2026 ora 12:00, në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.