KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 81, datë 17.07.2026.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       Në përfundim të procesit të verifikimit,

 

KONSTATOI:

– Për 1 (një) vend “Auditues i  Dytë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit  – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

  1. Adriatik Paci
  2. Albjon Kushova

 

 – Për 1 (një) vend “Auditues i  Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjen Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi / Gjeodezi / Hidroteknikë / Gjeologji / Arkitekturë, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:

  1. Igli Perçuke

 Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 03.09.2026 ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.