Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të fazës të testimin me shkrim, për pozicionet vakante në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 64, datë 02.06.2026.
KONSTATOI:
– Për vendin e lirë 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Reidi Lala
– Për vendin e lirë 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Drejtorinë e Sigurisë, Etikës dhe Integritetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Dritan Loli
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 27.07.2026 ora 12:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.