KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të fazës të testimin me shkrim, për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 67, datë 08.06.2026

KONSTATOI:

– Për vendin e lirë 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:

1. Rexhep Lala

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 27.07.2026 ora 12:30, në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatin e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.