Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 64, datë 02.06.2026.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
1. Florian Allkja
2. Reidi Lala
3. Zylyha Dauti
– Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Drejtorinë e Sigurisë, Etikës dhe Integritetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
1. Dritan Loli
2. Fjona Bilali
3. Ina Hodo
4. Samuel Hajdini
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 13.07.2026, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.