Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 60, datë 28.05.2026.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Gjuhë të Huaja, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Elton Xhembulla
- Mirel Meta
- Paola Shtëmbari
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi/ Gjeodezi/ Hidroteknikë/ Gjeologji/ Arkitekturë, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Igli Perçuke
- Daniela Lleshaj
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 02.07.2026, ora 12:00 në ambientet e KLSH-së