Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidatët:
- Florenc Çela
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 18.06.2026 ora 14:15, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në Kontrollin e Lartë të Shtetit.