Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimi Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 50, datë 06.05.2026 për:
– 1 (një) vend vakant në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit” – të diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike / Shkenca Inxhinierike / në fushën e Teknologjisë së Informacionit;
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit”, plotësojnë kriteret për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Denis Shkalla
- Edsi Mënaj
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 11.06.2026, ora 12:00, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet më datë 18.06.2026, ora 14:00 në ambientet e KLSH-së.