KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të fazës të testimin me shkrim, për pozicionin vakant të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 42, datë 17.04.2026.

KONSTATOI:

– Për pozicionin e lirë 1 (një) vend “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:

Klejvis Kule

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 11.06.2026 ora 14:00, në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatin e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.