Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 48, datë 27.04.2026.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
– Për 1 (një) vend “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Erion Kalluçi
- Fjona Bilali
- Samuel Hajdini
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 03.06.2026, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.