KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 20, datë 02.03.2026.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë/Specialist” në Departamentin e Metodologjisë, Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit Profesional, Sektori i Botimeve – diplomuar minimumi në Master Profesional në Gjuhë-Letërsi, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

  1. Alma Lisaku
  2. Entela Hidri

 

Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i  Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive  Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

  1. Genad Tusha
  2. Uendi Zotaj

 

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 09.04.2026 ora 09:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.