Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht:
I- Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit të rekrutimit.
II- Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë”/ Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektrike/ inxhinieri Elektronike, kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidatët:
1. Besmir Meta
2. Manjola Shllaku
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 09.04.2026 ora 11:00, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.