Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 17, datë 27.02.2026.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
– Për 1 (një) vend “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Ada Qarri
- Axhije Gorica
- Diana Qafa
- Florens Çela
- Loreta Hanxhari
- Ortenca Dashi
- Samuel Hajdinaj
– Për 1 (një) vend “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Megi Baça
- Serxhio Koçi
- Uendi Zotaj
– Për 1 (një) vend “Specialist Komunikimi” në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë – diplomuar minimumi në Master Profesional në Gjuhë të Huaja, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Erald Xhaferaj
- Ervis Lisaku
- Imelda Asllanaj
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 08.04.2026 ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.