Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
– Për 1(një) vend në pozicionin, “Auditues i Parë/ Specialist” në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të konkurrimit.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.