Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 9, datë 26.01.2026 për:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë/ Specialist” në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë – diplomuar minimumi në Master Profesional në Gjuhë të Huaja.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin “Auditues i Parë/ Specialist” në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Arben Kumaraku
- Elton Xhembulla
- Helga Cako
- Imelda Asllanaj
- Lumturie Xhaferi
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 06.03.2026, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.