KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 5, datë 07.01.2026.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

– Për 2 (dy) vende në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Financë ose Drejtësi, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

 

1. Adriatik Paci

2. Ameda Bushataj

3. Dife Salliu

4. Genad Tusha

5. Geron Mullolli

6. Kejsilda Deliallisi

7. Lisva Dervishaj

8. Markela Dulaj

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 23.02.2026, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së, përkatësisht:

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.