Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
a. 2 (dy) pozicione “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidatët:
1. Andi Abazi
2. Boralda Senja
b. 1 (një) pozicion “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Elektrike / inxhinieri Elektronike, kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit të rekrutimit.
c. 1 (një) pozicion “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Mjedisi, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Ndriçim Bytyçi
d. 1 (një) pozicion “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Perfomancës – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridik, kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit të rekrutimit.
e. 1 (një) pozicion “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Artela Roshi
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 30.01.2026 ora 11:00, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.