KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 118, datë 19.12.2025 për:

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë ” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike;

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

– Për pozicionin “Auditues i Dytë ”në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

1. Fjona Bilali

2. Samuel Hajdini

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 30.01.2026, ora 09:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.