KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 112, datë 02.12.2025.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

– Për 2 (dy) vende “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit”, diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

  1. Andi Abazi
  2. Axhije Gorica
  3. Boralda Senja
  4. Brianis Toska
  5. Esmeralda Vaso
  6. Fjona Bilali
  7. Florens Çela
  8. Samuel Hajdini

– Për 1 (një) vend “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Elektrike / inxhinieri Elektronike, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:

  1. Igli Burnazi

– Për 1 (një) vend “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike, diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Mjedisi, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:

  1. Ndriçim Bytyçi

 

– Për 1 (një) vend “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Performancës, diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:

  1. Enda Rekaj

 

– Për 1 (një) vend “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja, diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:

  1. Artela Roshi
  2. Enda Rekaj
  3. Brikena Braçellari
  4. Ëngjëllushe Haxhi
  5. Gerind Fama
  6. Kejsilda Deliallisi
  7. Rejdi Lala

 

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 16.01.2026 në ambientet e KLSH-së, përkatësisht:

– Për 2 (dy) “Auditues i  Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit, ora 09:00.

– Për 1 (një) “Auditues i  Parë” në Departamentin e Auditimit të Performancës, ora 09:00.

– Për 1 (një) “Auditues i  Parë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, ora 11:00.

– Për 1 (një) “Auditues i  Parë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike, ora 11:00.

– Për 1 (një) “Auditues i  Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja, ora 11:00.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.