Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 102, datë 22.10.2025 për:
-2(dy) vende në pozicionin “Auditues i Parë/Specialist ” në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë – diplomuar minimumi në Master Profesional në Gjuhë të Huaja.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për 2 (dy) vende në pozicionin “Auditues i Parë/ Specialist ” në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Ana Cano
- Lumturie Xhaferi
- Manjola Kasidi
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 02.12.2025, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.