Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë ” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, në testimin me shkrim mori pjesë kandidati:
1. Neritan Llanaj
Në përfundim të kësaj faze rezulton se kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit të rekrutimit. Si rezultat, procedura mbyllet.
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë ” në Departamentin e Auditimit të Performancës, – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike, në testimin me shkrim morën pjesë kandidatët:
1. Adriatik Paci
2. Noisiana Burnazi
3. Gabriela Duka
Kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidatët:
1. Gabriela Duka
2. Noisiana Burnazi
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 25.11.2025 ora 14:00, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.