Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 91, datë 29.09.2025 për:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit, Sektori i Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar minimumi në Master Profesional në Arkitekturë ose Inxhinieri Ndërtimi.
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike, Sektori i Auditimit të Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Juridike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
1. Për pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit, Sektori i Auditimit të Institucioneve Qendrore”, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:
1. Flora Muça
2. Për pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike, Sektori i Auditimit të Pronës Publike plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
1. Alban Çekrezi
2. Megi Baça
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 05.11.2025, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.