Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendin e lirë të publikuar përkatësisht:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, morën pjesë kandidatët:
1. Daniel Mehmeti
2. Artiol Kanani
3. Merita Zotaj
4. Arlind Ahmetaj
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
1. Artiol Kanani
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 08.09.2025 ora 10:00, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.