KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, si dhe VKM-së nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 46, datë 13.05.2025 për:

– 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja”;

– 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës”;

– 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Departamentit të Sigurimit të Cilësisë dhe Zbatimit të Standardeve”.

të diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Shkenca Ekonomike/ Shkenca Juridike/ Shkenca Inxhinierike/ Shkenca Shoqërore ( Histori, Gjeografi )/ Shkenca Mjedisore,

KONSTATOI:

1. Për 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja”, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:

1. Aldo Kume

2. Për 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Performancës”, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:

1. Aulent Guri

3. Për 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Departamentit të Sigurimit të Cilësisë dhe Zbatimit të Standardeve”, plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidati:

1. Joniada Goçaj

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 21.07.2025, ora 11:00, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet më datë 24.07.2025, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore