Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 67, datë 08.06.2026.
Në përfundim të procesit të verfikimit
KONSTATOI:
Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë”, në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja, diplomuar minimumi në Master Profesional në Drejtësi, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Dorina Guza
- Dorina Mirdita
- Rexhep Lala
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 15.07.2026, ora 12:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verfikimit paraprak do të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional.