KONTROLLI I LARTË I SHTETIT- VERFIKIM PARAPRAK

Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, si dhe VKM-së nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 54, datë 14.05.2026.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

– Për 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit” – diplomuar në nivelin Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Shkenca të Inxhinierisë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, kandidatët aplikues nuk plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.