KONTROLLI I LARTË I SHTETIT- VERFIKIM PARAPRAK

Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,

KONSTATOI:

Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Parë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi/Gjeodezi/Hidroteknikë/Gjeologji/Arkitekturë, ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:

Gjergji Caca

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve të Sigurisë, Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi/Gjeodezi/Hidroteknikë/Gjeologji/Arkitekturë, kandidatët nuk kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit të rekrutimit.

– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore dhe Pronës Publike – diplomuar minimumi në Master Profesional në Inxhinieri Ndërtimi/Gjeodezi/Hidroteknikë/Gjeologji/Arkitekturë, kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit të rekrutimit.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 25.05.2026 ora 14:00, në ambientet e KLSH-së.

 

Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në Kontrollin e Lartë të Shtetit.