KONTROLLI I LARTË I SHTETIT VENDE TË LIRA PUNE

Kontrolli i Lartë i Shtetit  shpall konkursin për vende të lira pune.

  1. Për 1(një) vend në pozicionin Auditues në Departament Auditimi.

Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë:

Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Administrim Biznesi.

-Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 5 vjet.

-Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së.

-Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office etj.

-Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

Përshkrimi i punës

Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat Audituese.  Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit, ia bën prezent përgjegjësit të grupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialitetit e të riskut. Gjatë veprimtarisë audituese harton dokumentat e auditimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit, pasqyron me shkrim sqarimet për vërejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të auditimit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit, si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve, të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e auditimit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit zbaton dhe mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jep mendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si dhe për ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme. Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit.

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues në Departament Auditimi.

Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë:

Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi.

-Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së.

-Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office etj.

-Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

Përshkrimi i punës

Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat Audituese.  Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit, ia bën prezent përgjegjësit të grupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialitetit e të riskut. Gjatë veprimtarisë audituese harton dokumentat e auditimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit, pasqyron me shkrim sqarimet për vërejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të auditimit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit, si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve, të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e auditimit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit zbaton dhe mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jep mendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si dhe për ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme. Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit.

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin Specialist në Sektorin e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë:

Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Gazetari.

-Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 5 vjet.

-Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së.

-Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office etj.

-Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

Përshkrimi i punës

Përgjigjet dhe jep llogari për veprimtarinë e tij përpara drejtorit të drejtorisë. Harton dhe i paraqet për miratim drejtorit të drejtorisë programet mujore e vjetore të punës. Në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë ndjek dhe zbaton me rigorozitet dhe cilësi planin vjetor të botimeve të KLSH-së, të miratuar nga Kryetari. Bashkëpunon me Departamentin Juridik për përgatitjen e projektmarrëveshjeve të bashkëpunimit mes KLSH dhe SAI-ve të ndryshëm, të projekteve të binjakëzimit, etj., si dhe të programeve të zgjeruara të trajnimit për arritjen e misionit të Drejtorisë dhe të vetë KLSH-së, të cilat i paraqiten Kryetarit për miratim. Ndjek realizimin e strategjisë së bashkëpunimit dhe kooperimit të institucionit me INTOSAI, EUROSAI dhe SAI të vendeve të ndryshme, si dhe me institucione të tjera profesionale në fushën e auditimit; Ndjek botimet e stafit të KLSH-së në shtypin e përditshëm dhe harton informacione periodike për temat dhe përmbajtjen e tyre të cilat ia paraqet drejtorit të drejtorisë. Ndjek realizimin e strategjisë së bashkëpunimit dhe kooperimit të institucionit me institucionet akademike të vendit dhe me OJF-të e angazhuara në luftën kundër korrupsionit. Bën analiza, raporte e nxjerr përfundime për rritjen e efektivitetit të punës lidhur me komunikimin, botimet, marrëdhëniet me OJF-të dhe profesionistët e fushës së auditimit. Bashkërendon punën me specialistët e strukturave të tjera të institucionit për detyrat e përbashkëta dhe të veçanta (përtej detyrave të mësipërme) që cakton Kryetari dhe/ose Sekretari Përgjithshëm. Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me rregulloren e brendshme të institucionit.

Paraqitja e dokumenteve

Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore deri në datë 5 Mars 2021 këto dokumente: Letër motivimi për aplikimin në vendin vakant, CV-në, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, kopje e listës së notave dhe librezës së punës të noterizuara, fotokopje e letërnjoftimit, rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm, dëshmi penaliteti, si dhe dokumente te tjera (nëse ka), që i çmon se mund t’i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale, si dhe dëshmi të dokumenteve ose jo të zotërimit të gjuhëve të huaja.

Konkurrimi

Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civilë nëpërmjet procedurave të pranimit.

Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Ligjin nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”,i ndryshuar, ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Kodin e Procedurave Administrative të RSH, “Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”, Rregulloren e Procedurave të Auditimit të KLSH, “Standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së, si dhe në faqen zyrtare të KLSH-së në internet”. Në faqen zyrtare www.klsh.org.al sipas afateve të përcaktuara në ligj, më datë 16 mars do të shpallet edhe lista e verifikimit paraprak të kandidatëve, si dhe data e zhvillimit të konkurrimit.