Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall konkursin për vende të lira pune.
- Për 1(një) vend në pozicionin Auditues në Departament Auditimi.
Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë:
–Të jenë diplomuar në Administrim Biznesi.
-Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit.
-Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së.
-Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office etj.
-Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.
Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.
Përshkrimi i punës
Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat Audituese. Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit, ia bën prezent përgjegjësit të grupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialitetit e të riskut. Gjatë veprimtarisë audituese harton dokumentat e auditimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit, pasqyron me shkrim sqarimet për vërejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të auditimit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit, si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve, të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e auditimit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit zbaton dhe mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jep mendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si dhe për ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme. Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit.
Paraqitja e dokumenteve
Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore deri në datë 26 Maj 2021 këto dokumente: Letër motivimi për aplikimin në vendin vakant, CV-në, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, kopje e listës së notave dhe librezës së punës të noterizuara, fotokopje e letërnjoftimit, rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm, dëshmi penaliteti, si dhe dokumente te tjera (nëse ka), që i çmon se mund t’i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale, si dhe dëshmi të dokumenteve ose jo të zotërimit të gjuhëve të huaja.
Konkurrimi
Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civilë nëpërmjet procedurave të pranimit.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Ligjin nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”,i ndryshuar, ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Kodin e Procedurave Administrative të RSH, “Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”, Rregulloren e Procedurave të Auditimit të KLSH, “Standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së, si dhe në faqen zyrtare të KLSH-së në internet”. Në faqen zyrtare www.klsh.org.al sipas afateve të përcaktuara në ligj, më datë 8 Qershor 2021do të shpallet edhe lista e verifikimit paraprak të kandidatëve, si dhe data e zhvillimit të konkurrimit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit rihap konkursin për vende të lira pune.
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues në Departament Auditimi.
Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë:
– Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në dy Fakultete: në Drejtësi dhe Ekonomi.
-Të kenë eksperiencë pune mbi 5 vjet në fushën e diplomimit.
-Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së.
-Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit, paketën MS Office etj.
-Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.
Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.
Përshkrimi i punës
Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat Audituese. Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit, ia bën prezent përgjegjësit të grupit të auditimit. Gjykon për nivelin e materialitetit e të riskut. Gjatë veprimtarisë audituese harton dokumentat e auditimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit, pasqyron me shkrim sqarimet për vërejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të auditimit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit, si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve, të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e auditimit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit zbaton dhe mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jep mendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si dhe për ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme. Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit.
Paraqitja e dokumenteve
Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore deri në datë 13 maj 2021 këto dokumente: Letër motivimi për aplikimin në vendin vakant, CV-në, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, kopje e listës së notave dhe librezës së punës të noterizuara, fotokopje e letërnjoftimit, rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm, dëshmi penaliteti, si dhe dokumente te tjera (nëse ka), që i çmon se mund t’i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale, si dhe dëshmi të dokumenteve ose jo të zotërimit të gjuhëve të huaja.
Konkurrimi
Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civilë nëpërmjet procedurave të pranimit.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjin nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” ,i ndryshuar, ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”,“Standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së, si dhe në faqen zyrtare të KLSH-së në internet”. Në faqen zyrtare www.klsh.org.al sipas afateve të përcaktuara në ligj, më datë 25 maj 2021 do të shpallet lista e verifikimit paraprak të kandidatëve, si dhe data e zhvillimit të konkurrimit.