KONTROLLI I LARTË I SHTETIT VENDE TË LIRA PUNE

Kontrolli i Lartë i Shtetit  shpall konkursin për vende të lira pune: Konkurrimi do të jetë i hapur edhe për kandidatë të tjerë jashtë Shërbimit Civil, që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në këtë kategori (Kreu VIII, pika 1, germa b, VKM nr.118, datë 5.3.2014)

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.

-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:

– Të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Ekonomik dhe Drejtësi.

– Të kenë eksperiencë pune mbi 10 vjet. – Prioritet do të kenë kandidatët që kanë eksperiencë në pozicione drejtuese, financa publike dhe/ose organizma ndërkombëtarë.

– Të kenë marrë pjesë në kualifikime jashtë vendit.

– Të zotërojnë gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së

-Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese, aftësi të drejtimit strategjik, aftësi pune në grup, efektivitet, integritet, besueshmëri, vizion etj..

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

Përshkrimi i punës

Përgjigjet dhe jep llogari për veprimtaritë që kryen prej tij si dhe departamenteve e drejtorive për të cilat është ngarkuar të ndjekë para Kryetarit. Organizon dhe mbikëqyr drejtimin, koordinimin dhe bashkëveprimin e punës ndërmjet departamenteve, zgjidhjen e problemeve të dala dhe kërkon llogari për zbatimin e detyrave. Informon dhe asiston Kryetarin e KLSH mbi problematika të ndryshme , të cilat kane të bëjnë me mbarëvajtjen e punëve dhe rritjen e efektivitetit të drejtimit në institucion. Organizon  koordinimin  e  punëve  ndërmjet  departamenteve  dhe  drejtorive  që  i  janë ngarkuar për përpunimin, hartimin dhe zbatimin e tematikave, të programeve e të planeve të punës. Merr pjesë në hartimin dhe ndjek zbatimin e planit afatmesëm dhe afatgjatë të zhvillimit strategjik të institucionit, konform detyrave dhe angazhimeve të përcaktuara në të. Merr pjesë në në përgatitjen e raporteve dhe të analizave periodike, 3 – mujore e vjetore të departamenteve dhe në kuadrin e institucionit. Merr pjesë në shqyrtimin e materialeve të auditimit dhe kërkon kompletimin e tyre konform rregullave e standardeve të auditimit. Shpreh mendime për raportet përfundimtare të auditimit, vlerësimet dhe rekomandimet e dhëna nga departamentet e auditimit, dhe ia paraqet ato me shkrim Kryetarit të KLSH, para procesit të vendimmarrjes prej tij. Në bashkëpunim me Drejtorët e Departamenteve merr pjesë në përgatitjen e raporteve apo raporteve të tjera të cilat paraqiten nga KLSH në Kuvend. Kryen detyra të tjera ligjore dhe institucionale që i ngarkon Kryetari i KLSH.

Paraqitja e dokumenteve

Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore deri në datë  12 Maj 2021 këto dokumente: Letër motivimi për aplikimin në vendin vakant, CV-në, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, kopje e listës së notave dhe librezës së punës të gjitha të noterizuara, fotokopje e letërnjoftimit, rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm, dëshmi penaliteti, dokumente te tjera (nëse ka), që i çmon se mund t’i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale, si dhe dëshmi të zotërimit të gjuhëve të huaja.

Konkurrimi

Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjin nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, ligjin nr 44/2015 “Kodi i Proçedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Rregulloren e Procedurave të Auditimit në KLSH”, “Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”, “Standardet e kontrollit të KLSH”dhe “Standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së, si dhe në faqen zyrtare të KLSH-së në internet”.

Në faqen zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit www.klsh.org.al, më datë datë 26 Maj 2021 do të shpallet lista e verifikimit paraprak të kandidatëve, dhe më datë 11 Qershor 2021 do të zhvillohet testimi me shkrim