Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall procedurën për plotësimin e 1 (një) vendi vakant në pozicionin “Psikolog” në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional – diplomuar minimumi në Master Profesional në Psikologji.
Kërkesat për kandidatët që aplikojnë për këtë vend pune janë:
– Të kenë diplomë minimumi në nivelin Master Profesional në Psikologji;
– Të jetë i pajisur me licencën profesionale të Psikologut;
– Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 3 vjet;
– Të ketë aftësi të avancuara analitike dhe vlerësuese;
– Të ketë aftësi për hartuar dhe zhvilluar programe trajnimi;
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi;
– Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
– Të kenë njohuri të gjuhës angleze;
– Të kenë certifikime, kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;
Kategoria e pagës për këtë vend pune është III-1.
Bashkengjitur link: Njoftim_vende_te_lira_Psikolog