Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komisioni i Brendshëm për lëvizje paralele, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;
- Për 1(një) vend në pozicionin Auditues në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi.
- Për 1 (një) vend në pozicionin Specialist në Sektorin e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Gazetari.
Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 243, datë 18. 03. 2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar,
VENDOSI:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Auditues në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi, të shpallë fitues:
- Klaidi Tefik
- Për 1 (një) vend në pozicionin Specialist në Sektorin e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Gazetari, të shpallë fitues:
- Jonida Tashi