KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, SHPALLJE FITUESI

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar në përfundim të procedurës të ndjekur për plotësimin e vendit të lirë në KLSH, të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr. 80, datë 17.07.2026

VENDOSI:

Për pozicionin e shpallur “Drejtor i Departamentit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit”, të shpallë fitues kandidatin:

  • Neritan Myftiu