Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH
Nr. 12, datë 26.01.2021 për:
I.Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Ekonomik dhe Drejtësi.
KONSTATOI:
I .Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Ekonomik dhe Drejtësi, nuk është depozituar asnjë aplikim.
Për këtë arsye procedura e konkurrimit mbyllet.
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me nenin 22 të Ligjit 152/2013,“Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar:
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
- Për 1(një) vend në pozicionin Auditues në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi.
Mori pjesë kandidati si më poshtë:
- Daniela Lleshaj
Kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë
- Për 1(një) vend në pozicionin Auditues në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Financë/ Kontabilitet.
Mori pjesë kandidati si më poshtë:
- Edmond Doku
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistë së strukturuar me gojë kandidati:
- Edmond Doku
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e premte, më datë 12 Mars 2021, ora 10.00 në zyrat e KLSH-së.