Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me nenin 22 të Ligjit 152/2013,“Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar dhe në nr. VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për proçedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”.
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e pozicionin e Drejtorit të Departamentit Juridik. -Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi;
Morën pjesë kandidatët si më poshtë:
- Flavjo Xhuveli
- Vili Vreoni
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
- Flavjo Xhuveli
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 4 Mars 2021, ora 11.00 në zyrat e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit të bëhen brenda 3 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.