Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qendrore: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Financë/Kontabilitet.
Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, si dhe në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”;
VENDOSI:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qendrore: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Financë/Kontabilitet , të shpallë fitues:
- Aulona Jani…………………………………………..93 pikë
Ankesat për rezultatet mund të bëhen brenda 5 (pesë) ditëve pranë KPP.
Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. -Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Profesional në Drejtësi;
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.– Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi;
Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 243 datë 18.03.2015,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar, si dhe në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”;
VENDOSI:
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. -Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Profesional në Drejtësi, të shpallë fitues:
- Tomor Asqeriu………………………………………….. 83 pikë
- Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.– Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi, të shpallë fitues:
- Enkeled Greku……………………………………….. 86 pikë
Ankesat për rezultatet mund të bëhen brenda 5 (pesë) ditëve pranë KPP.