Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të procedurave të ndjekura për plotësimin e vendeve të lira në KLSH,
VENDOSI:
Për vendet e lira të shpallura përkatësisht:
1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – të diplomuar minimumi në Master Profesional në Financë,
Procedura mbyllet pa fitues
2. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Performancës – të diplomuar në Master Shkencor- në Mjekësi Veterinare, të shpallë fitues kandidatin,
Annavanessa Hoxhaj
3. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit – të diplomuar në Master Shkencor – në Shkenca Juridike, të shpallë fitues kandidatin,
Delor Prosi
4. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë ) në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – të diplomuar në Master Shkencor- në Shkenca Sociale, të shpallë fitues kandidatin,
Paola Shera