Drejtoria e Burimeve Njerëzore , në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar, Kreu V, neni 26, si dhe në VKM Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 112, datë 30.12.2022 për:
I. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i Lartë në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit- kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: – Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Shkenca Ekonomike.
KONSTATOI:
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:
1. Eralda Alhysa
2. Sonila Kosova (Meço)
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e martë, më datë 31.01.2023, ora 11:00.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore , në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar, Kreu V, neni 26, si dhe në VKM Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 111, datë 30.12.2022 për:
I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të IT;
II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore ;
III. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;
IV. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit – kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional Shkenca Juridike/ Financë-Bankë.
KONSTATOI:
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:
1. Blerta Musabelli
2. Erjus Kamolli
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e martë, më datë 31.01.2023, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore , në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar, Kreu V, neni 26, si dhe në VKM Nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 112, datë 30.12.2022 për:
I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i II (Dytë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore – kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit “ “Master Shkencor/Master Profesional Shkenca Shoqërore,
KONSTATOI:
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionin e sipërcituar, kandidatët:
1. Eda Dema.
2. Ardiana Pataj
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e martë, më datë 31.01.2023, ora 11:00.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komisioni i Brendshëm për Lëvizjen Paralele, vlerësoi të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, për poziconet e lira përkatësisht si më poshtë:
I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;
II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore.
Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: -Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike/Financë Bankë.
Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 243, datë 18. 03. 2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar Komisioni i Brendshëm për Lëvizjen Paralele,
VENDOSI:
I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;
II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore,
kandidati Sonila Kosova (Meço) vlerësohet në total me 52 pikë, si rrjedhojë nuk ka marrë pikët e nevojshme për t’u shpallur fitues.