KONTROLLI I LARTË I SHTETIT SHPALLJE FITUESI

Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me nenin 22 të Ligjit 152/2013,“Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar:

 

KONSTATOI:

 

Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Administrim Biznesi.

Morën pjesë kandidatët si më poshtë:

 

  1. Artur Halilaj
  2. Adelina Dedja
  3. Suada Kumanova

 

Asnjë nga kandidatët nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë.

Konkursi rihapet sipas procedurave të Ligjit “Për nëpunësin civil”.