KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Rezultatet e verifikimit paraprak

Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për proçedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 111, datë 29.09.2020  për:

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit Juridik: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi.

 

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurimin, kandidatët:

  1. Arfjona Duka
  2. Flavio Xhuvel
  3. Sonila Kosova

 

Testimi për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e premte, më datë 18.12.2020, ora 10.00.

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për proçedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 115, datë 21.10.2020  për:

 

I.Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qendrore: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Financë/ Kontabilitet.

 

Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurimin, kandidati:

 

  1. Aulona Jani

 

Testimi për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e premte, më datë 18.12.2020, ora 10.00.

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjes paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 118, datë 28.10.2020 për:

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Profesional në Drejtësi;

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidatët:

  1. Alger Osmani
  2. Tomor Asqeriu

 

Testimi për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e martë, më datë 15.12.2020, ora 10.00.

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi;

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidatët:

 

1.Alkrios Pjetra

2.Ani Jano

3.Emiljana Hysa

4.Emin Lusha

5.Enkeled Greku

6.Eueda Toska

7.Gentjana Marku

8.Klaudio Zholi

9.Lysjena Çela

10.Xhino Drangu

 

 

Testimi për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 16.12.2020, ora 10.00.

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.