- “1 (një) vend në pozicionin Drejtor i Departamentit të Auditimit të Mbrojtjes, Sigurisë dhe Pronës Publike- diplomuar Master Shkencor në Shkenca Ekonomike / Juridike / Inxhinierike / Arkitekturë”
Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 118 datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënieve në shërbimin civil të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së” të ndryshuar, në përfundim të afateve për dorëzimin e dokumentacionit për pozicionin e sipërcituar, të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 120, datë 21.11.2024, konstatoi se nuk është paraqitur asnjë aplikim, si rezultat procedura mbyllet.