Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 119, datë 19.11.2024 për:
– 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Ekonomike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin “Auditues i Dytë” në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Anxhelo Resulaj
- Dea Beshaj
- Etrin Korbi
- Fjona Bilali
- Mirsie Musaj
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 24.12.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.