Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 102, datë 21.10.2024 për:
- 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Lartë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin “Auditues i Lartë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Edsi Mënaj
- Klej Dora
- Marlin Mitku
- Rodjan Alimerkaj
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 26.11.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.